Tepër i vështirë por përfundoi me sukses, operohet Neymar

schedule10:21 - 3 Nëntor, 2023

schedule 10:21 - 3 Nëntor, 2023

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguait më datë 17 tetor.

Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.
Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar, ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme.

31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

Me shumë gjasa, Neymar do të humbasë edhe Kupën e Amerikës, e cila zhvillohet në qershorin e vitit 2024 në Amerikë. Dëmtimet kanë qenë një problem i madh për Neymar në sezonet e fundit dhe nuk e kanë lejuar të shprehet lirisht në fushë.

Ky i fundit ishte padyshim një nga më të rëndët që ka pësuar sulmuesi pasi bëhej fjalë për një dëmtim të dyfishtë.

“Operacioni pwrfundoi me sukses. Jemi shumw tw kwnaqur me rezultatin. Ai kishte njw problem nw ligamentin e kryqwzuar tw pwrparmw dhe dwmtimet e meniskut janw riparuar”, wshtw shprehur Rodrigo Lasmar, mjeku i ekipit brazilian qw kreu operacionin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!