Një person është gjetur pajetë, i ngrirë në lumin e fshatit Maricaj, njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Tepelenë. Ngjarja është konstatuar nga një bari i cili ka njoftuar policinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 50-vjeçari është mbytur aksidentalisht, dhe nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
Gazetari i abcnews.al në Gjirokastër, Orgest Sako raporton se trupi është gjetur i ngrirë buzë lumit.
“Personi që që u gjet pajetë është nga Fieri i moshës mbi 50 vjeç. Sipas grupit hetimor i cili po punon për identifikimin bëhet e ditur se trupi u gjet në breg të lumit dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune. Viktima dyshohet se është endacak dhe shpesh qarkullonte në drejtim të Greqisë”, raporton Sako.
Familjarët e tij janë thirrur për ta identifikuar. Sakaq mësohet se viktima kishte tre muaj që kishte humb kontaktet me familjen. Ai ishte i divorcuar dhe kishte bërë disa muaj burg./abcnews.al