Tepelenë, tokat bujqësore lihen djerrë/ Shqetësimi i banorëve: Një individ na ka zaptuar rrugën

schedule15:15 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:15 - 2 Tetor, 2024

Banoret e fshatit Mezhgoran në Tepelenë prej kohësh tokat bujqësore i kanë lënë djerrë. Shkak për këtë është bërë zaptimi dhe bllokimi i hapësirave nga një individ, pa lënë qoftë edhe një korridor të vetëm kalimi.

Banorët e fshatit ankohen se për këtë arsye edhe prodhimet e mbjella si pemë frutore apo ullinj, nuk mund t’i vjelin dot.

Ky shqetësim konsiderohet mëse i drejtë nga ana e institucioneve lokale.

Leonidha Shumeli, kryetar i njësisë administrative Qendër shprehet se problem do marrë zgjidhje shumë shpejt.

Mungesa e një korridor kalimi prej vitesh ka penalizuar dhjetra fermerë të cilët jetesën dhe të ardhurat kryesore i kanë të lidhura ngushtë me sektorin e bujqësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!