Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme te akset në prefekturën e Gjirokastrës.
Në orët e para të mëngjesit, është bllokuar segmenti rrugor Bënçë-Lekdush për shkak të reshjeve të shiut dhe rënies së inerteve nga lartësitë.
Në këto momente, ky aks rural malor është i kalueshëm vetëm me një sens drejtimi.
Bashkia Tepelenë po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve ndërsa nuk raportohet për problematika në zona të tjera apo akset nacionale./abcnews.al