Shumë besojnë se Harry Kane u ka thënë lamtumirë tifozëve të Tottenhamit pas humbjes nga Newcastle.
Të dielën pasdite Spurs u shkatërruan në St. James Park me rezultatin 6-1.
Kane shënoi golin e vetëm të Tottenhamit në këtë ndeshje dhe pas ndeshjes doli në podium me tifozët londinez dhe i duartrokiti ata.
Tani tifozët janë të sigurt se në këtë mënyrë kapiteni i ekipit i tha lamtumirë klubit të tij të lindjes dhe tifozëve. Sidomos pasi thashethemet janë intensifikuar se Harry mund të transferohet te Manchester United për 100 milionë paund.
Një tifoz shkroi: “Ai e di se i kanë mbetur vetëm 6 ndeshje me Tottenham.
Një tjetër shtoi: “Ai thotë lamtumirë”.
Një tifoz i tretë shtoi: “Me siguri duke thënë lamtumirë”.
Sipas burimeve të ndryshme, përveç Manchester United, Kane ndiqt me interes nga Chelsea dhe PSG. Trajneri i londinezëve, Daniel Levy, nuk do ta lëshojë golashënuesin më të mirë të klubit për më pak se 100 milionë paund. /G.D abcnews.al/