Tentuan themelimin e Superligës, 11 klube të Serie A kërkojnë ndëshkimin e “rebelëve”

schedule10:16 - 25 Prill, 2021

schedule 10:16 - 25 Prill, 2021

Polemikat e Super League ende nuk kanë mbaruar. Tashmë janë klubet italiane që kërkojnë ndëshkimin e Juventusit, Interit e Milanit, të cilat ishin pjesë e këtij projekti. Sipas raportimit të “La Repubblica”, janë plot 11 klube të Serie A që kanë nënshkruar një aktakuzë për tre themeluesit italianë, duke kërkuar kështu sanksione ndaj ekipeve dhe drejtuesve të tyre.

Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari i janë drejtuar presidentit të Legas, Paolo Dal Pinos, për të organizuar një asamble urgjente në lidhje me veprimet e themeluesve.

Në kërkesën e klubeve theksohet se Inter, Milan e Juventus zhvilluan e nënshkruan një projektë në mënyrë të fshehtë, me dëm serioz në futbollin italian. Madje ata konfirmojnë se ende nuk janë tërhequr zyrtarisht, pasi sërish mund të bëjnë një rifillim të mundshëm të këtij projekti. Tashmë, pritet një përgjigje nga presidenti Dal Pino e si pasojë klubet e mëdha duhet të fillojnë të marrin masa. /abcnews.al