Hull City ia doli të triumfonte në transfertë ndaj Sheffield Wednesday, skuadrës së sulmuesit Atdhe Nuhiu. Shtatlarti i përfaqësueses dardane nuk ia doli ta ndëshkonte ekipin kundërshtar.
Pas ndeshjes, trajneri i Hull City, Grant McCann, nuk duroi dhe zbuloi ato që rivalët e tyre u bënë para ndeshjes. Ai theksoi se u munduan ta frikësonin ekipin e tyre. Gjithsesi këto teknika nuk rezultuan efikase.
“Wednesday më detyroi të parkoja 10 minuta larg stadiumit dhe më pas nuk punonin prizat elektrike në dhomën e zhveshjes. Ndodhen shumë gjëra para ndeshjes. U munduan të na frikësonin”, tregon McCann. /abcnews.al