Tentuan të kalonin Kanalin Anglez me varkë, mbyten katër emigrantë në ujërat franceze

schedule11:41 - 14 Janar, 2024

schedule 11:41 - 14 Janar, 2024

Një varkë me 70 persona është përmbysur në orët e para të mëngjesit të së dielës në ujërat franceze në përpjekje për të kaluar kanalin anglez. Për pasojë 4 persona kanë humbur jetën, sipas sipas agjencisë së lajmeve AFP. Autoritetet lokale franceze thonë se katër të vdekurit ishin nga Iraku dhe Siria.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës. Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00. Dhjetra po përpiqeshin të hipnin në anije ndërsa ajo u largua nga plazhi, tha prefektura detare franceze.

“Kur varka u largua nga plazhi, njerëzit e gjetën veten në vështirësi në det për të arritur në varkë”, tha një zëdhënës. Përpjekjet e shpëtimit vazhduan rreth orës 05:00, me disa varka dhe një helikopter të marinës franceze./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!