Katër migrantë kanë vdekur pas përmbysjes së një varkë gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez, sipas rojes bregdetare franceze. Gjatë natës, një varkë patrullimi e marinës gjeti katër emigrantë të pajetë në brigjet e Boulogne-sur-Mer në Francën veriore.
Ndërkohë, 63 të tjerë arritën të shpëtonin.
Mbi 13,000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani këtë vit. Më 18 qershor, 882 njerëz kaluan Kanalin me 15 varka të vogla, një rekord për vitin e deritanishëm.
Gjithashtu sipas informacioneve, 484 migrantë kaluan Kanalin të hënën dhe të martën./abcnews.al