Gjashtë të rinj në Elbasan janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbrëmjes së djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Burime bëjnë me dije për ABC se disa prej tyre kanë tentuar të djegin dekoret festive të vendosura në qytet për festat e fundvitit.
Në këtë moment ata janë marrë policia për t’u dërguar në komisariat. ABC sjell pamje nga momenti i shoqërimit të një të riu i cili merret me forcë nga uniformat blu pavarësisht rezistencës së tij./mv.abcnews.al