Një 38-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të fusë në ambientet e paraburgimit të Elbasanit lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë U.K., 38 vjeç, banues në Elbasan. Sipas policisë, ky i fundit gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, shtetasin:
-U.K., 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme./abcnews.al