Tenton sërish vetëvrasjen vëllai i Brunilda Kovaçit: Gruaja u gjet e vdekur anë rrugës në Francë

schedule14:39 - 14 Janar, 2020

schedule 14:39 - 14 Janar, 2020

Tenton sërish vetëvrasjen në burg Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit që u gjet e vranë anë rrugës natën e Krishtlindjeve në Kanë të Francës.

Ai ka pirë një sasi të konsiderueshme detergjenti në qëli duke synuar t’i japë fund jetës.

Siç raporton gazetari Artan Diko për abcneës.al, Kovaçi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij, është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar pas ndihmës së dhënë në spital.

Mësohet se Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij 37-vjeçare.

Nëna e tij bëri thirrje që ta nxirrnin nga burgu me qëllim pjesëmarrjen në varrimin e së motrës.

Ai ka deklaruar se e motra ishte i vetmi person që kujdesej për familjen dhe dërgonte para që të ushqeheshin.

Dy ditë më parë ai tentoi të vriste veten. Kovaçi tentoi të priste damarët e fytit me briskun e rrojes. Ai u gjet i gjakosur në qeli nga gardianët dhe menjëherë u dërgua në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!