Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimet për “metamorfozën”/ GJKKO: 8 vite burg ish shefit të krimeve Dedan Gjoni

schedule11:24 - 22 Nëntor, 2025

schedule 11:24 - 22 Nëntor, 2025

Gjykata e Posacme ka dënuar një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Ismail Zeneli ndërsa pjesë e te cilit ishte edhe Ish Shefi i krimeve në Komisariatin nr 6 në Tiranë Dedan Gjoni.

Ismajl Zeneli është dënuar me 15 vite burg, por duke qënë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar atij dhe grupit kriminal që kishte ngritur i janë ulur 1/3 e dënimit. Përfundimisht Ismail Zeneli do të vuaj 10 vite burg pasi u gjet fajtor për veprat penal grup instrukturuar kriminale, trafik lëndësh narkotike dhe Armëmbajte pa leje.

Ismail Zeneli sipas Spak përvec se merrej me trafikimin e qindra kilogramëve kokainë kishte organizuar edhe vrasjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela. Për shkak se dyshonte se vëllezërit Nela i kishin vrarë te vëllëanë në Beitaninë e Madhe, Zeneli kishte komunikiar me Bujar Gërmizin, për te kryer vrasjen që mbeti në tentativë ndërsa informacionet për lëvizjet e dy vëllezërve merreshin nga polici Dedan Gjonin.

Për këtë të fundit Gjykata e Posacme ka dhënë dënim me 8 vite burg pasi u gjet fajtor për veprat penale grup i strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe shpërdorim detyre. Përvec se jepte informacion tek grupi i Ismail Zenelit, Dedan Gjoni nga komunikimet në Sky Ecc rezulton se ishte i përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Për Besmir Murati dhe Albert Prenga” gjyakta dha dënimin me nga 8 vjet burgim. Besmir Murati u dënua me 9 vite burg ndërsa Bujar Ajeti me 6 Vite.

Të gjithë do të vuajnë dënimet në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata mbajti gjithashtu të sekuestruara për llogari të dosjes armë, telefona celularë, një makinë tip Mercedez Benz të Adrian Cenajt, si dhe një llogari bankare me vlerë 77 998 euro të Besmir Muratit.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Dedan Gjoni, Erzen Breçani ish-zyrtar i Policisë së Shtetit,i cili më pas u lirua si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani.

Prokuroria thotë se për anëtarë të tjerë të grupit që nuk janë arrestuar dhe të tjerë të përfshirë në këtë organizatë hetimet janë veçuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!