Tentoi t’ia mbathë sapo pa patrullën, karabinierët “mbërthejnë” 20-vjeçarin shqiptar, i gjendet 1 kg “e bardhë” në shtëpi

schedule13:51 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:51 - 19 Korrik, 2022

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Sipas medieve fqinje, i riu ndodhej në zonë e kopshteve publike në Strada Rorine në Alba (Cuneo) kur pa një patrullë policie që po kontrollonte kalimtarët. 20-vjeçari tentoi të arratisej, por ushtarakët (me rroba civile) e ndaluan. Gjatë kontrollit të riut shqiptar ju gjetën doza kokaine me vete dhe qindra euro.

Ndërsa në shtëpi karabinierët i gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram kokainë të pastër, e cila nëse do të shitej me pakicë do të arrinte vlerën e 180 mijë eurove,. Gjithashtu në shtëpi u gjetën dhe 8 mijë euro cash.

Njëzet vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun në Asti me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike: kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, si mysafir i një bashkë-kombasi./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!