Një tjetër person është arrestuar lidhur me të shtënat me armë në drejtim të një berbehaneje në fshatin Fermë Çlirim në Fier. Një ditë më parë u arrestua 22 vjeçari Nikola Muçi (Mahmutaj) ndërsa mësohet se në prangat e policisë ka rënë edhe 33 vjeçari Geraldo Hoxhaj(Mahmutaj) që ishte shpallur në kërkim.
Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me një 30 vjeçar, Geraldo Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një berbehanes, në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari./abcnews.al