Gjykata e Elbasanit ka dënuar ditën e sotme me 25 vite burg Astrit Sinanaj, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan.
Astrit Sinanaj vendosi poshtë makinës së biznesmenit 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s.
LEXO edhe: Tritol në disko në Elbasan, kapet i fshehur në Vlorë 42-vjeçari
Sinanaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burg për 4 akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj, por gjykata vendosur dënimin e tij me 25 vite.
Sinanaj është edhe mik i Julian Sinanaj, i dënuar si vrasës me pagesë./abcnews.al