Iku pa paguar medikamentet në farmaci, në një tjetër tentoi të vidhte xhiron ditore, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

schedule10:12 - 26 Tetor, 2024

schedule 10:12 - 26 Tetor, 2024

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është larguar pa paguar medikamentet që mori në një farmaci.

Sipas policisë, 35 vjeçari ka tentuar që të vjedhë edhe xhiron ditore në një farmaci tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.”, njoftoi policia./abcnews.al