Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte parfum në një dyqan në aeroportin e Romës.
Fascino, një zyrtar italian i qendrës së majtë, u përgjigj se ndërsa ishte në dyqanin e aeroportit, i ra telefoni dhe e vendosi parfumin në xhep, duke dashur ta paguante më vonë.
Sipas shtypit, zyrtarët e Duty Free pretendojnë se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë deputetin duke u larguar pa paguar.
Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim, pas dialogut të tij me një sigurim.
Megjithatë, analistët mendojnë se e gjithë çështja mund të pushohet pa dënuar deputetin italian edhe nëse ai shpallet fajtor, sepse ai nuk ka kryer asnjëherë krim dhe nuk është shkelje e rëndë e ligjit.
/abcnews.al