Tentoi të vidhte një automjet gjatë natës/ Vihet në pranga 36-vjeçari në Kavajë, në kërkim pronari i automjetit, dyshohet se…

schedule11:49 - 11 Qershor, 2025

schedule 11:49 - 11 Qershor, 2025

Një 36-vjeçar nga Kosova u kap në fshatin Luz i Vogël, në Kavajë, nga policia teksa ishte, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi. Policia ka shpallur në kërkim pronari i këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.

“ Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.

Në vijim  të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!