Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak.
Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.

