Tentoi të shpëtonte motrën nga duart e pedofilit, 54 vjeçari hedh nga shkëmbi të miturin

schedule12:00 - 21 Maj, 2024

schedule 12:00 - 21 Maj, 2024

Një pedofil në Angli tentoi të vriste një djalë 10-vjeçar, i cili u përpoq ta ndalonte së abuzuari me motrën e tij. Anthony Stocks, 54 vjeç, dyshohet se e ka hedhur fëmijën 100 metra nga maja e një shkëmbi. Dëshmitarët dëgjuan një britmë dhe më pas panë diçka që të rrëzohej poshtë.

Prokurorja Zoe Johnson tha: Për mrekulli ai nuk vdiq, por u plagos shumë rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spitalin në Londër. Fillimisht, besohej se ajo që i kishte ndodhur atij ishte një aksident i tmerrshëm, por hetimet zbuluan një histori shumë më të errët.

54-vjeçari detyroi një vajzë nën 13 vjeç të kishte kontakt seksual me të, duke e ditur se ishte e gabuar.

Djali tentoi të shpëtonte të motrën duke ndërhyrë. Pa lejen e nënës, i pandehuri mori vajzën në një shkëmb dhe tentoi të vriste djalin duke e hedhur nga shkëmbi.

Stocks nuk u largua nga skena, por u bashkua me njerëzit që shkuan për t’i ardhur djalit në ndihmë. Sipas dëshmitarëve, ai nuk ishte më i qëndrueshëm në rrëfimet e tij. Ai iu afrua djalit dhe i tha: Të thashë që të mos afroheshe buzë shkëmbit.

Më pas ai u ul, mbante në dorë një cigare dhe nxori telefonin.

Djali pësoi lëndime shumë të rënda, duke përfshirë disa çarje të thella në lëkurën e kokës, gërvishtje në gjoks, mavijosje të shumta, fraktura të shumta në krahun e majtë dhe deformim në shpatullën e majtë.

Për shkak të traumës që pësoi, djali nuk mban mend asnjë gjë nga incidenti u tha në gjykatë. Stocks u arrestua për herë të parë menjëherë pas rënies së djalit nga shkëmbi. Ai tha në një deklaratë për policinë se ishte ulur në një stol dhe po pinte një cigare, ndërsa djali qëndronte buzë shkëmbit.

Stocks u arrestua sërish më 12 maj të vitit të kaluar me dyshimin për abuzim seksual me një fëmijë nën 13 vjeç.

Stocks u arrestua sërish më 23 nëntor 2023, me dyshimin për tentativë vrasje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!