Festuan gjithë natës në apartament, e huaja akuzon 46-vjeçarin nga Tirana për përdhunim

schedule12:45 - 26 Gusht, 2021

schedule 12:45 - 26 Gusht, 2021

Gentian Olldashi, 46-vjeç nga Tirana është arrestuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një shtetase të huaj.

Burime bëjnë me dije për ABC se të dy ata kanë qenë në mbrëmje me një grup shoqëror në një apartament në Pogradec dhe kanë festuar gjatë gjithë natës.

Mëngjesin e sotëm ajo ka denoncuar 46-vjeçarin për përdhunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!