Tentoi të merrte pa leje të bijën e mitur, ish-bashkëshortja denoncon në polici 34-vjeçarin nga Gjirokastra

schedule10:18 - 15 Gusht, 2022

schedule 10:18 - 15 Gusht, 2022

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar penalisht, pasi ish-bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici se ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

/abcnews.al/