Një 40-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi akuzohet se ka tentuar të marrë peng një person. Në pranga kë rënë Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë.
Sipas policisë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës“.
40-vjeçati në bashkëpunim me shtetasit A. B., 24 vjeç dhe G. B., 19 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në datë 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marrin me forcë jashtë dëshirës shtetasin J. Ll., 31 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë ndalimin e shtetasit Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të vendimit të datës 13.12.2020 së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës“.
Shtetasi Sh. K., në bashkëpunim me shtetasit A. B., 24 vjeç dhe G. B., 19 vjeç, (të cilët janë shpallur në kërkim), në datë 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marin me forcë jashtë dëshirës shtetasin J. Ll., 31 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al

