Dardan Krivaca i dyshuar kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit u arretsua mesditëne sotme, pas dy ditësh arrati. Krivaca u prangos rreth orës 11 e 30, në fshatin Dardani të Ferizajt. Ai është kapur nga dy policë civilë që kanë qenë jashtë detyrës, duke u ndihmuar edhe nga fshatarët e Dardanisë.
Në media janë publikuar video nga momenti kur Dardan Krivaca kapet nga policët.
Ai shihet duke ikur, ndërsa një qytetare e ka incizuar momentin e arrestimit përmes dritares së banesës së saj.
I dyshuari ka tentuar të ikte me biçikletën e tij, por pas rrëzimit nga ky mjet, ka vazhduar arratisjen në këmbë, duke hyrë në oborret e shtëpive të këtij fshati, ku në fund edhe është kapur nga policia e fshatarët, në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive.
Kujtojmë se policia ka filluar kërkime intensive që nga nata e mbrëmshme, ku thuhet se e kanë parë të dyshuarin por që ky i fundit kishte arritur të ikte.