Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48 vjeçar, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një furrë buke në Kombinat. Sipas informacioneve 48-vjeçari N. K. ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë rreth orës 1 të mëngjesit me kolegen e tij të punës 46 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera mësohet se pas denoncimit 46 vjeçarja ka deklaruar se është ngacmuar dhe herë të tjera nga kolegu./abcnews.al