Tentoi të korruptonte punonjësin e Rrugores, arrestohet në Milot 28-vjeçari nga Kosova

schedule09:08 - 20 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 20 Tetor, 2020

Një 28-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Milot pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës të policisë Rrugore.

Njësia e Policisë Rrugore për Autostradën Milot-Morinë, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë patrullimit  në autostradën Milot-Morinë, ka ndëshkuar 38 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë këtyre kontrolleve u arrestua edhe i riu nga Kosova. Ai u ndalua në Fushë Milot pasi punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative, Gj. T., ka tentuar të korruptojë efektivët duke ju dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

28-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!