Tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, procedohet shoferi 47-vjeçar

schedule10:41 - 30 Mars, 2023

schedule 10:41 - 30 Mars, 2023

Një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi i ka ofruar një shumë parash punonjësve të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!