Një person është arrestuar në Kinë pasi tentoi të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në xhepat e pantallonave të tij.
“Gjatë një kontrolli, doganierët gjetën gjashtë çanta të mbyllura me shirit ngjitës në xhepat e pantallonave të këtij personi. Çdo thes përmbante gjarpërinj të gjallë të të gjitha llojeve, madhësive dhe ngjyrave.”, thanë dje autoritetet doganore kineze, pa specifikuar se kur ka ndodhur incidenti.
Oficerët doganorë sekuestruan 104 zvarranikë të pesë llojeve, duke përfshirë gjarpërinjtë e Teksasit, thuhet në një njoftim për shtyp të Doganës.
Një video e sekuestrimit tregon dy doganierë duke ekzaminuar qeset plastike të pastra, në të cilat lëvizin gjarpërinjtë e kuq dhe të bardhë. Personi në fjalë u arrestua “së fundmi” në një pikë kufitare midis Kinës kontinentale dhe territorit gjysmë autonom të Hong Kongut.
Kina është një nga qendrat më të mëdha të trafikut të kafshëve në botë, me autoritetet që kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm vitet e fundit për të luftuar tregtinë e paligjshme.
/abcnews.al