Tentoi të kontrabandonte mallra në Shqipëri, arrestohet shtetasi turk

schedule14:40 - 16 Tetor, 2024

schedule 14:40 - 16 Tetor, 2024

Një shtetas turk është arrestuar nga policia pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra të ndryshme, duke i fshehur në bagazhin e autobusit që drejtonte.

41-vjeçari u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të ndryshme, duke i fshehur në bagazhin e autobusit që drejtonte, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas turk). Sekuestrohen mallrat. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi me drejtues shtetasin turk. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e autobusit, u gjetën të fshehura mallra të ndryshme, të cilat shtetasi turk po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallrat”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!