Një 39 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri. Ai u ndalua në portin e Vlorës pas një kontrolli në automjetin tip “Benz”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”./abcnews.al