Tentoi të kalonte me pasaportë false, arrestohet 42 vjeçari malazez në Rinas

schedule13:55 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:55 - 8 Tetor, 2024

Një 42 vjeçar malazez është arrestuar nga policia në Rinas pasi tentoi të kalonte me pasaportë false.

Këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër italian.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa 42 vjeçari u arrestua për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./abcnews.al