Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të kalojë makinën pa radhë, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë në Kakavijë

schedule14:59 - 14 Gusht, 2020

schedule 14:59 - 14 Gusht, 2020

Një punonjës i policisë në Kakavijë është pezulluar këtë të premte nga detyra, Pasi akuzohet se tentoi të kalonte  jashtë radhe një makinë.

Policia bën me dije se me vendim të drejtorit të përgjithshëm është bërë i mundur pezullimi nga detyra i punonjësit A.Ç.

Sipas uniformave blu mësohet se polici ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin fqinj.

Njoftimi i plotë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç.

Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo që konstaton raste të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, të raportojë në 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!