Tentoi të kaloj 850 mijë euro në aeroportin e Athinës, ndalohet pasagjeri

schedule11:34 - 25 Tetor, 2022

schedule 11:34 - 25 Tetor, 2022

Një shtetas egjiptian ka tentuar të kalojë 850 mijë euro në aeroportin e Athinës, ndërsa synonte të udhëtonte drejt Stambollit.

Më konkretisht shtetasi egjiptian kishte fluturuar nga Kajro, dhe ishte tranzit në Athinë, pasi destinacioni final mbetej Stambolli.

Gjatë një kontrolli me aparatura në aeroport egjiptianit iu kanëp konkretisht  630.000 dollarë amerikanë, 160.300 euro dhe 233.650 rijalë saudite.

Bëhet fjalë për gjithsej 850 mijë euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Shumat janë konfiskuar nga Dogana e Aeroportit dhe siç është bërë e ditur nga AADE ai është dënuar me 215 mijë euro gjobë.

/Abcmews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!