EMRI/Tentoi të hynte me forcë brenda komisariatit të Sarandës, arrestohet 41 vjeçari

schedule16:24 - 21 Shkurt, 2023

schedule 16:24 - 21 Shkurt, 2023

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me forcë brenda ambienteve të Komisariatit të Sarandës duke kundërshtuar punonjësin e policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Adrian Nesturi, banues në këtë qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!