Deputetja Rudina Hajdari, kandidate për një tjetër mandat në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit nga vendi i ngjarjes ku ndodhi ekzekutimi, e cilësoi si politike. Hajdari tentoi që të futet brenda shiritit të rrethimit “skenë krimi”, por efektivët nuk e lejuan, ndërsa deputetja u shpreh se po mundohej që të informohej nga Ardi Veliu.
“Sot në Elbasan ndodhi një vrasje politike. Po mundohem të informohem nga Ardi Veliu. Kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat. Ky është modeli që duhet të refuzojmë. Kjo ngjarje është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike thjeshtë për të marrë vota në 25 prill.
Këta janë gati të bëjnë cdo gjë, të vrasin njerëz për të marrë pushtetin nesër në parlamentin e Shqipërisë. Duhet të fajësojmë politikën që është lidhur gjatë gjithë kohës me elementë kriminalë. Të dënohen jo vetëm ata që e kanë bërë por edhe ata që e kanë dhënë komandën” tha Hajdari./ db/ Abcnews.al