Tentoi të fuste mallra kontrabandë, arrestohet 23 vjeçari amerikan në Rinas

schedule14:14 - 2 Shtator, 2023

schedule 14:14 - 2 Shtator, 2023

Një 23 vjeçar amerikan është arrestuar në aeroportin e Rinasit për kontrabandim mallrash. Mësohet se shtetasi amerikan ka tentuar të kontrabandojë në Shqipëri veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë 14 300 dollarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj. 23 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!