Tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokument identifikimi të falsifikuar, procedohet nigeriani në Portin e Vlorës

schedule16:00 - 12 Qershor, 2024

schedule 16:00 - 12 Qershor, 2024

Një shtetas nigerian është proceduar penalisht, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokument identifikimi italian të falsifikuar.

32-vjeçari ka paraqitur në sportelin e Portit të Vlorës, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.

Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!