Tentoi të çonte 18 klandestinë nga Kavaja në Itali, kapet skafisti nga Vlora

schedule14:11 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:11 - 6 Qershor, 2020

Trafiku i klandestinëve me skaf nga Italia për në Shqipëri duket se është rikthyer sërish. Kështu, policia ka arrestuar sot një 45 vjeçar nga Vlora, i cili dyshohet se tentoi të trafikonte me skaf nga Kavaja për në Itali 18 klandestinë nga vendet e lindjes.

Për arsye ende të paqarta skafi nuk ka mbërritur në Itali, ndërsa policia thekson se ndaj 45 vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë

Vijon kapja e personave në kërkim.

Policia vë në pranga një shtetas, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!