Tentoi të bëhej “i padukshëm” për policinë, çfarë e tradhtoi shqiptarin me kokainë, i vihen prangat

schedule17:06 - 8 Korrik, 2021

schedule 17:06 - 8 Korrik, 2021

Ai donte të bëhej “i padukshëm” për policinë por fatkeqësisht për të ndodhi e kundërta. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Milano me akuzën e shpërndarjes së kokainës në disa zona.

Ai u ndalua nga policia e Radiomobile, të cilët e ndeshën në rrugë rreth orës 19:00 në cepin e via Ripamonti dhe viale Toscana. Sapo ndeshi policinë 20-vjeçari u mundua të shmangte oficerët duke kthyer kurrizin dhe duke hapur telefonin e tij duke pretenduar se po kryente një telefonatë.

Pas kësaj lëvizje, oficerët dyshuan dhe e rrethuan atë. Pas një kontrolli të shpejtë të bërë policia i gjeti të fshehur në xhepa edhe kokainën që e kishte bërë gati për ta shitur. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!