Arbër Çekaj, i cili bashkë me Fatmir Pjetrin tentuan ditën e djeshme që të arratiseshin nga burgu “313” në Tiranë, do të transferohej për dy ditë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Pas tentativës së dështuar për t’u arratisur, Çekaj dhe Pjetri janë tashmë në izolim. Dy të burgosurit ndodheshin në orarin e ajrimit në momentin që tentuan arratisjen.
Rasti do të referohet në prokurori nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ata do të përballen me akuzën akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Kujtojmë se Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar për grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”. Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë
Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari. s.b/abcnews.al/