Tentohet të digjet makina e konsullates shqiptare në Selanik

schedule21:57 - 19 Gusht, 2020

schedule 21:57 - 19 Gusht, 2020

Përpjekje për të djegur makinën e konsullatës shqiptare.

Mediat vendase njoftojnë se mbrëmë në mesnate është tentuar të digjet makina e konsullatës sonë në Selanik.

Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të merrte zjarr.

 

Sakaq policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.

Mësohet se ditën e djeshme ka qene për një kontroll po ne këtë konsullate edhe zv.ministri i MEPJ zoti Agron Tare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!