Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, në zonën e ish-frigoriferit, ku një roje objekti në ndërtim ka njoftuar për praninë e një personi që kishte hyrë në objekt
Sipas informacioneve paraprake, një person ishte futur në një godinë tetëkatëshe, ende në ndërtim, duke tentuar të vjedhë kabllo elektrike, dyer dhe dritare. Godina është pjesë e një kompleksi që po ndërtohet si banesa me kosto të ulët për çiftet e reja dhe personat në nevoje
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Mbetet për t’u konfirmuar nëse personi në fjalë është ndaluar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj tentative për vjedhje. / abcnews.al