Tentativat për t’i shpëtuar mobilizimit të Putinit, kjo është radha e trafikut në kufirin Rusi-Gjeorgji

schedule20:11 - 26 Shtator, 2022

schedule 20:11 - 26 Shtator, 2022

Disa Imazhet satelitore të marra të dielën nga Maxar Technologies tregojnë radhë të gjatë trafiku në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë. Maxar thotë se imazhi më verior tregon trafikun në radhë rreth 16 kilometra në veri të pikës kufitare dhe shton se “bllokimi i trafikut ka të ngjarë të vazhdojë më tej në veri të zonës së imazhit”.

CNN raportoi më herët të hënën, se imazhet dhe videot të publikuara në mediat sociale nga kalimi kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë tregojnë radhën e gjatë të trafikut të palëvizshëm përmes një kalimi malor.

Videoja me dron e ngarkuar nga zona të hënën sugjeron se ka qindra automjete të mbledhura në anën ruse, ndërsa dëshmitarët thonë se njerëzit po presin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.

Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar personeli.

Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare që nga njoftimi javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.

Për momentin, kufiri duket se është ende i hapur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!