Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje për përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të javës, duke premtuar se do të përballet me çdo pasojë ligjore ose politike disa orë përpara se parlamenti të votojë për shkarkimin e tij.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, paraqitja e tij e parë publike që nga anulimi i urdhrit të ligjit ushtarak të mërkurën, Yoon u shpreh se i vinte shumë keq për vendimin, për të cilin ai tha se lindi nga dëshpërimi dhe premtoi se nuk do të përpiqej për të vendosur për herë të dytë gjendjen ushtarake.
“Më vjen shumë keq dhe do të doja t’u kërkoja sinqerisht falje njerëzve që u tronditën,” tha Yoon.
“I lë në dorë partisë sime që të ndërmarrë hapa për të stabilizuar situatën politike në të ardhmen, duke përfshirë çështjen e mandatit tim në detyrë”, shtoi presidenti koreano-jugor.
Han Dong-hoon, udhëheqësi i Partisë së Fuqisë Popullore të Yoon (PPP), tha pas fjalimit se presidenti nuk ishte më në gjendje të kryente detyrat e tij publike dhe dorëheqja e tij tani ishte e pashmangshme.
Të premten, Han tha se Yoon ishte një rrezik për vendin dhe duhej të largohej nga pushteti.
Tentativa për të vendosur ligjin ushtarak e zhyti ekonominë e katërt më të madhe të Azisë dhe aleatin kryesor ushtarak amerikan në krizën e saj më të madhe politike në dekada./abcnews.al