Pak minuta më parë policia njoftoi për një tentativë për grabitje në Lezhë. Ishte shtetësi Gëzim Ndoj, i cili mësohet se është lënë nga pronarët e shtëpisë për t’u përkujdesur, që njoftoi policinë, duke i thënë se ka gjetur brenda banesës së tij dy persona, të cilët kur e kanë parë atë janë larguar duke e goditur me grusht dhe duke mos marrë asgjë.
LEXO EDHE: Lezhë/ I zoti i shtëpisë kap “mat” hajdutët, dhunojnë 52-vjecarin teksa largohen
Agjentët e policisë mësohet se janë vënë në kërkim pasi dyshohet se autorët kanë ikur drejt malit, pasi banesa ishte rrëzë tij.
Policia ka ngritur edhe dronët për të identifikuar vendndodhjen e tyre. Autorët kishin mbuluar fytyrat, njëri me maskë të zezë dhe tjetri me maskë anticovid dhe kapele.
Po ashtu po shihen edhe kamerat e sigurisë që janë në banesë për të parë nëse mund të identifikohen./abcnews.al