Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, policia: Po kryheshin gërmime, do përdornin tunele

schedule12:55 - 22 Shkurt, 2022

schedule 12:55 - 22 Shkurt, 2022

Policia e Tiranës ka reaguar për tentativën e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Blutë e kryeqytetit në një njoftim zyrtar bëjnë me dije se siguruan informacione se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë.

Policia thotë se në bazë të këtyre informacioneve bënë të të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.  Grabitësit kishin hartuar një skemë të të mirëmenduar për t’u futur në ambientet e bankës përmes kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.

g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!