DOSJA/ Tentativa e arratisjes tek “313”, punonjësi i burgut: Pashë Çekajn duke duke goditur policin e sigurisë

schedule14:12 - 11 Gusht, 2021

schedule 14:12 - 11 Gusht, 2021

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dolën sot në gjykatë për t’u njohur me akuzat e reja, përpos dënimeve që kanë marrë më herët për vepra të ndryshme penale. Të dielën ata tentuan të arratiseshin nga burgu “313”, por polici në derën kryesore i parandaloj, duke u masakruar me shufër hekuri prej tyre.

Në sallën e gjyqit ishte edhe Lulzim Çepele, që prokuroria e akuzon si bashkëpunëtor në tentativë arratisje. Kjo, pasi hetuesit kanë bindjen se për të tërhequr vëmendjen e gardianëve, preu damarët e dorës.

Lexo edhe: Në Dubai ose Kosta Rika, Arbër Çekaj zbulon planin nëse do të donte të arratisej

Ndërkohë, Abcnews.al siguron dosjen me detaje nga tentativa e tyre për t’u arratisur. Ndër të tjera, në dosje është zbardhur dëshmia e e dy punonjësve të policisë që kanë pikasur dy të burgosurit ndërsa tentonin që të largoheshin.

Njëri prej tyre Bledar Kurti, me detyrë punonjës i vëzhgimit të ajrosjes, ka treguar se pas orës 15.00 ka vënë re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hipën mbi zgarën e ajrosjes.

Më tej ai tregon se tentoi që t’i ndalonte, por nuk mundi.

“…Arrita që të kapja me një dorë të paraburgosurin Fatmir Pjetrin, por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtuan fundit të ajrosjes. Aty lidhën litarin dhe u hodhën në krahun e oborrit. Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici poshtë kolonës….”

Kurse, Ali Almeta, ndihmës specialist informacioni në IEVP “Jordan Misja” ka deklaruar se ka parë Çekajn duke goditur policin e sigurisë tek porta e jashtme.

Ali Almeta, ndihmës specialist informacioni në IEVP “Jordan Misja”

“…Në momentin që kemi dalë në tunel kemi dëgjuar nga jashtë derës zhurma dhe të bërtitura dhe në këtë moment kemi lënë të paraburgosurin te kontrolli me policin e rolit bazë dhe unë me dy të gurpit të isgurisë dhe specialistin e trupës kemi dalë jashtë në oborr. Aty kam parë, s/informacionit të gjakosur dhe punonjësin e sigurisë Lefter Hysenlika, i cili kishte neutralizuar Fatmir Pjetrin, e më pas kam parë edhe Cekajn duke goditur policin e sigurisë të porta e jashtë dhe kemi ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe prangosur.”

Edhe pse tre të burgosurit që tentuan të arratiseshin e kanë mohuar që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, punonjësit deklarojnë se mendojnë se e kundërta është e vërtetë.

Në dëshminë e tij, Gëzim Nikoçi, me detyrë punonjës i grupit të sigurisë  tregon se Arbër Çekaj dhe Lulzim Çepele janë në dhoma përballë njëri-tjetrit.

“…Dhe, ai bashkë me Pjetrin e bëjnë si rregull të takohen tek ajrosja ose në hyrje dhe në dalje për ajrosje.” s.b/abcnews.al/