Tensionohet situata mes protestuesve dhe naftëtarëve në Ballsh.
Burime për Abc News bëjnë me dije se për shpërndarjen e protestuesve policia ka hedhur gaz lotsjellës, ku si pasojë person ka humbur ndjenjat.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se punëtorët këmbëngulin për tu futur në ambientet e uzinës, është dhe arsyeja e përshkallëzimit të situatës. Një nga arsyet e kësaj proteste është vendosmëria e tyre për të mos u bërë më pjesë e lojërave të kompanive që marrin në administrim uzinën.
LEXO EDHE: Tentojnë të futen në uzinë, naftëtarët e Ballshit përplasen me policinë
Gjithashtu gazetarja raporton se protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protestat, nëse e mbyllin për sot ato pritet që protestës ti rikthehen sërish ditën e nesërme ku kryetari i sindikatës ka theksuar se pjesë do të jenë edhe familjarët e tyre.
Naftëtarëve një javë më parë u është premtuar se do të marrin pagat e prapambetura por duket se një gjë e tillë nuk është bërë e mundur duke sjellë edhe acarimin e naftëtarëve.
Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë. e.su./abcnews.al

