Tensionohet situata, gjashtë raketa qëllohen nga Rripi i Gazës në Jerusalem

schedule17:43 - 10 Maj, 2021

schedule 17:43 - 10 Maj, 2021

Gjashtë raketa janë qëlluar nga Rripi i Gazës në zonën e Jeruzalemit, sipas Kanalit 12 të Izraelit. Nuk raportohet për dëme të mëdha apo të lënduar ndërsa Qyteti i Vjetër është evakuuar. Ekipet e ushtrisë po kontrollojnë ndërkohë nëse raketat kanë rënë në zona të banuara.

Lexo edhe: Diçka e madhe pritet sonte: Autoritetet izraelite marrin masa ekstreme, pritet përshkallëzim i situatës në Jerusalem

Sulmi ndodhi në një kohë kur me mijëra izraelitë po marshonin për të festuar Ditën e Jeruzalemit. Hamasi kërcënoi në fillim të ditës se do të lëshonte raketat për shkak të përplasjeve të vazhdueshme në Jeruzalem.

Organizata më tej mori përgjegjësitë e sulmit duke thënë se u bë në “përgjigje të krimeve [izraelite] dhe agresionit kundër qytetit të shenjtë dhe ngacmimit të popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa, dhe ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë. ” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!